Shtegu i ngjyrave
Shtegu këmbësor shtrihet brenda parkut natyror Korab-Koritnik i cili fillon nga bar restorant Skiatori në lartësinë 1763 m mnd dhe vazhdon në ngjitje deri tek monumenti i natyrës "Guri i mëngjesit"ne lartesine 1946 m mnd në një gjatësi prej 800 m,ku pjerresia maksimale shkon deri ne 29% ,pastaj vazhdon përgjatë kufirit shtetëror me Republikën e Kosovës në kullotat alpine deri tek maja e Kallabakut në lartësinë 2141 m mnd në një gjatësi prej 5.3 km me një pjerresi maksimale qe shkon deri ne 12%. Nga maja e Kallabakut fillon zbritja per tek lumi "Reka e Çajes" në vendin e quajtur bjeshka e Kokës më një gjatësi prej 2.2 km me pjerresi maksimale 27 % deri në afërsi te lumit reka e Çajës.Gjatë këtij itinerari shikohet një larmishmëri e flourës së kullotave alpine si dhe shume bime endemike.
Me pas ndjekim vazhdimin e shtegut për në fshatin Çajë i cili shtrihet pothuajse përgjatë lumit Reka ku pjerrësia maksimale shkon deri ne 16% në një gjatësi prej 7.6 km.
Gjatesia e shtegut është 15.9 km dhe kërkon pregatitje fizike të mirë si dhe marrje ushqimi me vete.